Kuvendi i Kosovës ka miratuar dje një rezolutë me të cilën kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.
Rezoluta është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare në pushtet dhe në opozitë, përveç Listës Serbe, e cila po vazhdon t’i bojkotojë punimet e Kuvendit të Kosovës. Teksti i rezolutës është harmonizuar nga përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare dhe është prezantuar në Kuvend nga deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Për këtë rezolutë 78 deputetë kanë votuar pro dhe vetëm 1 kundër.
Si pikë e dytë e kësaj rezolute parashihet anulimi i të gjitha fletarrestimeve të lëshuara nga INTERPOL-i kundër figurave politike të Kosovës, siç ishte rasti me z. Haradinaj. Derisa si pikë e tretë dhe e fundit në këtë rezolutë ceket angazhimi maksimal i institucioneve vendëse në lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj.
Kjo rezolutë kërkon nga Qeveria dhe institucionet e Kosovës që t’i informojnë të gjitha instancat ndërkombëtare se refuzojnë juridiksionin universal të Serbisë për krimet e pretenduara në territorin e ish-Jugosllavisë.
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...