Partitë në pushtet dhe ato në opozitë assesi nuk po pajtohen me rezolutat që po i propozon tabori tjetër.
Kështu, as rezoluta e re e hartuar në fundjavë nga liderët e koalicionit qeverisës për dialogun me Serbinë nuk e ka përkrahjen e partive opozitare, të cilat e vlerësojnë si të papranueshme atë rezolutë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
As rezoluta e re mbi dialogun, e hartuar nga liderët e koalicionit qeverisës para dy ditësh, nuk pritet t’i bëjë bashkë pushtetin e opozitën rreth fazës finale të negociatave me Serbinë.
Në propozim-rezolutën e pushtetit theksohet qëndrimi i Kuvendit kundër prekjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, gjithashtu kërkohet mandatimi i ekipit negociator i kryesuar nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Megjithatë, spektri politik në Kosovë do të vazhdojë të jetë i përçarë edhe më tej sa i përket dialogut me Serbinë.
Elvis Rexhbeçaj largohet nga Augsburgu, por jo nga Bundeslig...
Si u komentua fitorja e Magyarit në zgjedhjet e Hungarisë
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...