“Kryeministri nuk e din përmbajtjen e marrëveshjes që ka nënshkruar më 4 shtator në Shtëpi të Bardhë”.
Kështu ka deklaruar në seancën e Kuvendit, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ku Kryeministri Avdullah Hoti po raporton për dialogun Kosovë-Serbi.
Selimi shtoi se mbetet të shihet në vijim nëse ka fituar ndonjë gjë Kosova nga kjo marrëveshje, raporton arbresh.info
“Kjo çfarë bëri sot zotëri Hoti nuk është fare raportim. Me fjalë krejt boshe u mbështoll që më së lehti do ta quaja demagogji. Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, ne pamë vetëm një letër dhe një nënshkrim. Normalisht desha të iu dëgjoj çfarë do të thoni, dhe ajo çfarë pritëm edhe e thatë. Ju thatë që që kjo është një fitore e madhe e Kosovës, do ta shohim më vonë se çfarë na sollët e fituam. Nëse ju nuk keni sjellë asgjë nga Shtëpia e Bardhë atëherë çfarë do na sjellin nga Brukseli. Pastaj, askush nuk ka folur keq për njohjen nga Izraeli por ne nuk kemi raport të njëjte më të si me Serbinë, e kemi vend mik. Kush prej jush këto e ka ditur se çfarë ka shkruan në letrën që ka nënshkruar Z.Hoti. Në rastin më të mirë ju them që as ky vet se ka dit çfarë ka nënshkruar atje”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/325182478732620
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...