Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan vijon me deklaratat kundër Perëndimit duke thënë se vendi i tij nuk do të futet kurrë në Bashkimin Evropian sepse nuk është i krishterë.
Në një fjalim, Erdogan tha se takimi i përfaqësuesve të BE-së me Papa Françeskun, ishte prova më e mirë se Unioni është organizatë e krishterë.
“Të gjithë liderët e vendeve të BE-së shkuan në Vatikan dhe e dëgjuan Papën në mënyrë nënshtruese. E kuptoni tani pse ata nuk e pranojnë Turqinë në BE tash e 54 vite?” ka thënë Erdogan.
BE-ja është një organizatë e kryqëzatës, deklaroi më tej kreu i shtetit turk.
“Kjo situatë është mjaft e qartë, është Aleancë e Kryqëzatës. 16 prilli po ashtu do të jetë dita për ta vlerësuar këtë,” shtoi ai.
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Haziri për takimin Abdixhiku – Osmani: Ka pajtim për të garu...
Trepça bindshëm më e mirë se Peja pas pjesës së parë
Raportohet se janë takuar Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022