Deputeti i Kuvendit, Rexhep Selimi nga radhët e Vetëvendosjes përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se Serbia po kërkon rrugë e mënyra për t’u rikthyer në çfarëdo forme në Kosovë.
Selimi ka theksuar se për të realizuar këtë qëllim Serbia ka sajuar “urën e negociatave” me presidentin Thaçi në Bruksel.
“Por “ura e negociatave” me Serbinë kalon mbi Urën e mbyllur të Mitrovicës, ajo urë kalon mbi lumin e gjakut nëpër luftëra, mbi luginat e varrezave masive të masakrave të Serbisë në Kosove, mbi trupat e të të pagjeturve”, ka shkruar Selimi.
Postimi i plotë:
“URA” QË DUHET SHEMBUR
Serbia kërkon rrugë e mënyra për t’u rikthyer në çfarëdo forme në Kosovë. Në mungesë të rrugëve dhe shtigjeve të rikthimit, Serbia e ka gjetur e sajuar një “URË” – atë të negociatave me Thaçin në Bruksel. Por “ura e negociatave” me Serbinë kalon mbi Urën e mbyllur të Mitrovicës, ajo urë kalon mbi lumin e gjakut nëpër luftëra, mbi luginat e varrezave masive të masakrave të Serbisë në Kosove, mbi trupat e të të pagjeturve… Ajo “urë” harkon sipër nesh! Turet e “negociatorëve kosovarë”, njeri pas tjetrit e të gjithë pas njërit, shfaqen lumturisht nëpër korridoret ku defilojnë Thaçi e Vuciqi në Bruksel. Me “lumturine” e tyre po mundohen t’i lumturojnë edhe qytetarët e Kosovës të cilët nuk po kuptojnë asgjë se çfarë po ndodh.
Të gjithë e po dinë, dikush më shumë e dikush më pak, vetëm qytetarët e Kosovës jo. Atyre u është e ndaluar të dinë. Parakushti i epilogut të bisedimeve me Serbinë është që qytetarët mos ta kuptojnë se cili do të jetë ai. Vetëm ashtu, duke e mbajtur fshehtë epilogun, garantohet “paqja”, sipas negociatorëve të “lumtur”. “Ura” fatkeqe për Kosovën duhej të mos ngrihej. Tash, ajo duhet shembur bashkë me shpresat e Serbisë.
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh