Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka mirëpritur lirimin me kusht nga burgu të gjeneralit, Sylejman Selimi.
Në një postim në Facebook, Selimi ka shkruar se pas shumë padrejtësive e vuajtjeve të familjes, gjenerali më në fund po kthehet në shtëpi, ndonëse sistemi i drejtësisë i ka shumë borxh atij.
Më poshtë postimi i Selimit pa ndërhyrje:
Sot po kthehet Gjenerali!
Po kthehet ne shtepi, prane familjes dhe miqve te tij. Po kthehet pas nje lirimi me kusht pasi tashme i kaloi 2/3-tat e denimit te padrejte.
Pas shume padrejtesive ndaj tij, pas shume vuajtjeve te familjes se tij, pas shume problemeve shendetesore, pas shume kohe te kaluar padrejtesisht ne burg, ai po kthehet ne shtepi. Por, edhe pse ai tashme po kthehet, “sistemi i drejtesise” ne Kosove i ka shume borxhe atij.
Urime familjes, miqve dhe bashkeluftetareve!
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...