Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
I ftuar në emisionin 10 Live në Kanal10, ai ka thënë se mocioni për mobesim i iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të bëjë me krijimin e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Thirrja për mbështetje të mocionit për mobesim, nuk nënkupton dhe në raste të tjera as nuk përjashton, por nuk nënkupton që me atë që e bën rrëzimin e qeverisë, e bën edhe formimin e koalicionit’’, ka deklaruar Selimi.
Sipas tij, mbështetja e këtij mocioni lidhet me interesat e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.
‘’Edhe PDK-ja dhe edhe të tjerët, nuk është se duhet të mbështetin Lëvizjen Vetëvendosje në një mocion mosbesimi, është respect për të gjithë qytetarët e vendit, që ta rikonfirmojnë edhe njëherë mbështetjen e tyre’’, ka shtuar më tej anëtari i VV-së.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...
Veprimet e tilla s’na trembin, Kurti reagon për rastin në Sk...
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit