Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është regjistruar pak më parë si deputet në Kuvendin e Kosovës.
Bashkë me të janë regjistruar edhe deputetët e tjerë të VV-së, shumica prej tyre të cilët kanë qenë edhe në legjislaturën e kaluar e disa të rinj, shkruan arbresh.info.
Pas regjistrimit Selimi ka publikuar në Facebook një fotografi duke pirë kafe me deputetët e regjistruar tashmë të VV-së, mirëpo aty mungojnë i nominuari i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti dhe kreu i VV-së, Visar Ymeri.
Selim ka ironizuar me këtë fakt duke shkruar “Albini e Visari s’kokan k’tu! A mos kan shku te PANi me jau ba numrat?. ;-)”./Arbresh.info.

Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...