Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka thënë se bisedimet me Beogradin nuk do të duhej të zhvilloheshin më pa pëlqimin e shumicës opozitare.
“Kryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, në cilësinë e partisë më të madhe, do t’i propozoja publikisht angazhimin e personaliteteve nga shoqëria civile dhe media në përballjet e ardhshme me Beogradin”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ja postimi i plotë:
Koha është të reflektojë edhe mazhoranca!
Bisedimet me Beogradin nuk do të duhej të zhvilloheshin më pa pëlqimin e shumicës opozitare.
Konsensusi i shumicës së opozitës në lidhje me këtë çështje mendoj se duhet të jetë i pranishëm edhe në marrëveshjet e quajtura teknike.
Dialog me Beogradin, po. Ridizajnim, po.
Është e dukshme se një konfuzion dhe diletantizëm politik po mbretëron te Dialogu tash për tash.
Kryetarit të sapozgjedhur të PDK-së, në cilësinë e partisë më të madhe, do t’i propozoja publikisht angazhimin e personaliteteve nga shoqëria civile dhe media në përballjet e ardhshme me Beogradin.
Përfshirja edhe e shoqërisë civile dhe e medias është domosdoshmëri në perspektivën e të gjitha zhvillimeve për institucionin, për shoqërinë, e për qytetarin.
Kjo shtresë e shoqërisë jo vetëm e relakson dialogun, por i jep frymë për të ardhmen.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026