Reuters shkruan për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

22:15 | 4 Janar 2017
Trina Galanxhi

Agjensia e lajmeve ‘Reuters’ ka raportuar për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Reuters thekson se Haradinaj është arrestuar nga policia franceze në bazë të urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, transmeton arbresh.info.

Haradinaj konsiderohet kriminiel lufte nga shteti serb për rolin tij në luftën e fundit në Kosovë.

Policia kufitare franceze e arrestoi atë me të mbërritur në aeroportin Basel-Mulhouse në Francën lindore në fluturimin nga Prishtina, bëjnë me dije burimet për Reutersin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale