Në shënim të 53 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në regjionin e Prizrenit, kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Doda në qytetin e Prizrenit.
Punimet në këtë ndërtesë po behën në kuadër të zbatimit të projektit masat preventive intervenimet emergjente të cilat financohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Shtëpia e familjes Doda, është monument me karakter repezentativ dhe artistik, shtrihet brenda Qendrës Historike të Prizrenit, respektivisht në kuadër të Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në afërsi të disa shtëpive tradicionale në këtë zonë.
Shtëpia e familjes Doda mendohet, të jetë ndërtuar gjatë shekujve XVIII-XIX dhe karakterizohet për nga shembujt më reprezentative të shtëpive brenda në Kompleks dhe më gjerë të qytetit, të ruajtura deri në ditët e sotme”, thuhet në komunikatë.
Kjo ndërtesë është simbol i arkitekturës tradicionale të banimit, me elemente karakteristike të cilat vërehen si në eksterier ashtu edhe në enterier. Karakteristike për shtëpinë është fasada ballore, e orientuar kah rruga, me një trajtim të lartë artistik, ku vërehen elemente të punuara me mjeshtëri nga e kaluara e hershme.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit