Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka kritikuar ashpër ata që kundërshtuan aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele serbe në veri të vendit.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Jashari ka përgëzuar veprimin e Policisë, duke e cilësuar atë si të drejtë dhe të nevojshëm për të luftuar ndikimin serb në Kosovë.
Ai ka cituar Gjergj Fishtën për të ilustruar situatën aktuale, duke thënë:
“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashkë dy shqiptarë.”
Jashari ka shprehur zhgënjimin e tij për reagimet kundërshtuese ndaj aksionit, duke theksuar se pas 25 vitesh nga çlirimi dhe 17 vitesh si shtet, ende ka zëra që e quajnë këtë veprim si “dhunë, presion apo fashizëm”.
Në postimin e tij, Jashari ka ngritur pyetjen:
“Deri kur kështu? Kush jemi dhe kush paskemi qenë ne, shqiptarët?”
Ai ka shprehur respekt dhe mirënjohje për Policinë e Kosovës dhe ka nderuar dëshmorët e UÇK-së, duke përfunduar me një mesazh të qartë për mbështetjen e institucioneve shtetërore.
“Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës! Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!” , tha ai./Arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë