Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vikend në Kosovë.
Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5gradë Celsius.
Të dielen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius. Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /arbresh.info/

Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...
Rritet çmimi i naftës në Kosovë