Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka pritur sot në një takim Manfred Richter, ish-deputet gjerman, anëtar i bordit të Fondacionit Friedrich-Naumann-Stiftung dhe ish-kryebashkiak i Bremerhafen.
Gjatë këtij takimi ministrja Reshitaj e njoftoi ish-deputetin gjerman me prioritetet e saj, veprimet dhe projektet që ajo është duke i realizuar në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Reshitaj falënderoi shtetin gjerman për kontributin dhënë Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë edhe ndihmën që sot qeveria gjermane po jep për mjedisin, përmes GIZ-it dhe KFW-së.
Nga ana tjetër ish deputeti Manfred Richter, përgëzoi ministren për vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, dhe rikonfirmoi përkrahjen e pa rezervë të shtetit që ai përfaqëson, për Kosovën dhe ministrinë e mjedisit në veçanti.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...