Behgjet Pacolli nuk do të joshet nga pozitat institucionale për t’ia siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë së re koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma).
Bazë e çdo marrëveshjeje do të jenë programet për zhvillimin e Kosovës dhe interesi qytetar, e kurrsesi ai individual dhe partiak.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” zëvendëspresidentja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Albena Reshitaj, duke shtuar se partia e saj është në koalicion me LDK-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi dhe për çdo çështje do të kenë veprim të përbashkët.
Znj. Reshitaj tashmë kur KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 11 qershorit. Sa jeni të kënaqur si koalicion parazgjedhor për rezultatin zgjedhor të së dielës?
Reshitaj: Suksesi më i madh i këtyre zgjedhjeve mendoj se ka qenë realizimi i zgjedhjeve në frymë demokratike dhe pa incidente të mëdha. Sa u përket rezultateve pritjet tona kanë qenë më të mëdha bazuar në programin zhvillimor zgjedhor që kemi si dhe në kualitetin dhe cilësinë e kandidatëve të përfshirë në listën e koalicionit./arbresh.info/
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...