Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj ka thënë se intervenimi i NATO-s nëntëmbëdhjetë vite me parë në Kosovë ka qenë suksesi më i madh i kësaj organizate.
“Intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte legjitim, akt humanitar dhe suksesi më i madh i kësaj organizate”, ka shkruar Reshitaj në facebook.
Reshitaj poashtu ka falënderuar NATO-n dhe shtetet që përkrahën fushatën kundër regjimit serb në Kosovë.
Postimi i plotë:
Intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte legjitim, akt humanitar dhe suksesi më i madh i kësaj organizate
Sot në 19 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë shprehim falendërimet më të mëdha për NATO-n dhe shtetet që përkrahen fushatën kundër regjimit serb në Kosovë.
Intervenimi i NATO-s pas dështimit të Konferencës së Rambujesë ndali spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës dhe ngjalli shpresën e qytetarëve se liria ishte afër.
Masakrat e civilëve të pafajshëm, gjenocidi kundër shqiptarëve, lobi shqiptar në Amerikë e miqtë e shumtë nderkombëtar të shqiptarëve sollën intervenimin e NATO-s në Kosovë.
Faleminderit liderëve botëror: Bill Clinton, Javier Solana, Ëesley Clark, Gerhard Schröder, Tony Blair dhe gjithë miqve të Kosovës.
Fatkeqësisht edhe sot në kohën e demokracisë liberale shumë qytetarë të botës presin mëshirën e NATO-s për intervenim e shpëtim të tyre.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...