“Republika”, titullohet ora letrare që do të mbahet këtë të premte në Kino Armata në Prishtinë.
Njëmbëdhjetë poet do të flasin përmes poezisë me publikun, duke shënuar kështu 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë orë letrare do të lexojnë: Dije Demiri Frangu, Halil Matoshi, Brikenë Ceraja – Beka, Xhevat Latifi, Ilire Zajmi, Ndue Ukaj, Sali Bashota, Gili Hoxhaj, Vlora Konushevci, Besnik Camaj, Valentina Saraçini dhe Denis Galushi – lexon Kujtim Paçakun.
Ora letrare “Republika” organizohet nga Vlora Ademi, ndërsa krahas poezive, kori “Okarina” do të sjellin premierë këngën “Republika” me tekst të Bes Camajt, shkruan KultPlus.
Kjo ngjarje do të mbahet këtë të premte, duke filluar nga ora 14:00 në Kino ‘Armata’ në Prishtinë.
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...