Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka marr pjesë në konferencën vjetore të International Association of Schools and Institutes of Administration – IASIA, (Shoqata Ndërkombëtare e Shkollave dhe Instituteve të Administrimit) e cila është mbajtur në Mbretërinë e Marokut, nën patronazhin e lartë të lartmadhërisë së tij, Mbretit Mohammed VI, thuhet në një komunikatë për medie, transmeton arbresh.info
“Gjatë ditës së djeshme, Republika e Kosovës u përzgjodh, përmes një procesi zgjedhor anonim, anëtare e bordit menaxhues të IASIA – rrjetit më të madh në botë për edukim dhe trajnim në fushën e administratës publike”, thuhet tutje në këtë komunikatë.
Më këtë rast, është përzgjedhur që zëvendësministri Dobra, si i nominuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Institutit të Kosovës për Administratë Publike, të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë bord, si dhe të angazhohet për reformë në administratën publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Ndryshe, në këtë konferencë kanë marr pjesë mbi 400 pjesëmarrës nga shumë vende të botës./arbresh.info/
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë