Në tri palë zgjedhje për Kuvendin e Kosovës nga viti 2007, ka pasur rënie të daljes së qytetarëve në votime.
Në zgjedhjet qendrore të mbajtura më 17 nëntor 2007, ku ishin mbajtur edhe ato lokale përnjëherë, për zgjedhjet parlamentare kishin marrë pjesë në votime 54 për qind.
Në vitin 2007, numri i votuesve ishte 1 milionë e 454 mijë e 174 votues. Ndërsa, numri total i qytetarëve të Kosovës të cilët kanë dalë në zgjedhje, ka qenë 628 mijë e 630 veta.
Pas tri viteve, më 12 dhjetor 2010, ishin mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës, ku kishte rënie të daljes së qytetarëve në votime.
Në zgjedhjet e vitit 2010, pjesëmarrja në votime ishte 45.29 për qind. Duhet theksuar se numri i votuesve të regjistruar ishte më i madh se sa ai i vitit 2007, gjithsej 1 milion e 632 mijë e 276 votues.
Ndërsa, numri i votuesve që kanë dal në secilin vendvotim në zgjedhjet e vitit 2010, ishte 706 mijë e 317 votues.
Edhe pse në zgjedhjet e vitit 2014, ishte rritur numri i votuesve të regjistruar, e po ashtu edhe i atyre që kanë votuar në secilin vendvotim, përqindja e daljes së qytetarëve në zgjedhje përsëri kishte pësuar rënie, nga ato të vitit 2007 dhe 2010.
Në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, pjesëmarrja në votime ishte 42.63 për qind.
Për këto zgjedhje, numri i votuesve të regjistruar ishte 1 milion e 799 mijë e 23 votues, ndërsa, numri i votuesve që kanë votuar në secilin vendvotim ishte 734 mijë e 055 votues.
FBoxK ngushëllon familjen Gashi: Lamtumirë Nazif Gashi
Qytetarët mirëpresin fushatën ‘’16 Ditë të Aktivizimit Kundë...
Zelensky i hapur për zgjedhje gjatë luftës nëse SHBA-ja dhe ...
Loredana komenton Big Brother Kosova: Është vërtet frikësues
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...