Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa vazhdon ta mbështes Gjykatën Speciale.
Ai edhe sot nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se të gjitha ato perceptimet që janë krijuar për UÇK-në do të rrëzohen dhe eprorët e saj do të dalin faqebardhë.
Mustafa që ka qenë ish-komandant i Zonës Operative të Llapit pret që Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, “të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë”, ka shkruar Mustafa.
Statusi i Mustafës:
Të gjitha fjalët dhe propagandat sugjestive si dhe percepsionet e krijuara për UÇK-në do të rrëzohen dhe eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.
Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.
Pres që Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë.
Mendoj se ka pasur një koordinim të qarqeve “akademike” e shoqërore për të defunksionalizuar gjithë ato institucione te krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka qe i jepte fryme zhvillimit dhe rrugës se vendit për ecje se mbari.
Besoj në vlerat e lirisë dhe se tani më shumë se kurrë do të jenë të qarta të gjitha të ligat që e kanë rënduar vlerat e UÇK-së, e ku do të shihet se në mënyrë të orkestruar kanë sulmuar me të pavërteta dhe gjysmë të vërteta, jo vetem shteti mbi të cilin fituam, por edhe sistem shumë më i nderlikuar se vet shtetit armik.
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje