Rektori i universiteti të Gjilanit, Barjam Kosumi ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot mes SBASHK-ut dhe krerëve të shtetit.
Ai ka thënë se marrëveshja është e kënaqshme për arsimtarët por e pranueshme edhe për qeverinë.
“Edhe pse ende nuk dihen detajet është lajm i mirë që SBASHKU ka rritu marrëveshje me qeverinë me kryeparlamentarin dhe kryeministrin po derisa kryetari i SBASHK-ut u deklaruar i kënaqur duke pasur parasysh rrethanat në Kosovë mendoj që marrëveshja është e kënaqshme për arsimtarët e e pranueshme edhe për qeverinë dhe mësimi do të filloj të hënën”, ka thënë Kosumi për portalin arbresh.info.
Kujtojmë se sot në mëngjes SBASHK-u ka arritur marrëveshje me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj për rritjen e pagave në arsim me ç’rast kanë ndalë grevën dhe mësimi do të filloj të hënën./Arbresh.info/
IKD liston vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëv...
E dërguara amerikane arrin në Venezuelë për të rihapur misio...
Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion V...
34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitr...
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt