Rektorët e universiteteve publike e kanë vlerësuar si të jashtëligjshëm vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për mbylljen e 42 programeve.
Rektorët e gjashtë universiteteve publike në vend, përmes një njoftimi për media, u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa konkretë në zgjidhjen e problemeve rreth mbylljes së programeve të akredituara.
Nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, rektorët kanë paralajmëruar edhe protesta.
Po ashtu në njoftim thuhet se afati i provimeve të janarit, duhet të fillojë sa më shpejtë përkundër problemeve.
“Pas takimeve me kryeparlamentarin Kadri Veselin, zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe Komisionin Parlamentar për Arsim, Konferenca e Rektorëve e vlerëson përkushtimin e tyre për gjetjen e zgjidhjes në lidhje me njoftimin e AJA-së për mbylljen e programeve të akredituara. Njëherësh, Konferenca e Rektorëve beson se reagimi i saj ka rikthyer në opinion publik çështjen e autonomisë së universiteteve, e sulmuar viteve të fundit nga grupet e interesit politik, si dhe ka shtuar besimin e profesoratit e të studentëve për ruajtjen e sistemit të lartë publik arsimor nga degradimi”, thuhet në njoftim.
Nëse kërkesat e rektorëve, që janë bërë publike më 28 janar nuk plotësohen, atëherë ata kanë paralajmëruar edhe masa tjera më të ashpra.
Në mesin e kërkesave të Konferencës së Rektorëve është shkarkimi i Këshillit të Cilësisë, dhe pezullimi i vendimeve për mbylljen e disa programeve.
“Në mbledhjen e mbajtur më 15 dhe 16 janar 2019, KShC-ja ka tërhequr akreditimin për shumë programe studimore të universiteteve publike, posaçërisht të universiteteve të reja publike – 40% të programeve që përfshijnë përafërsisht 70% të studentëve. Universitetet publike qëndrojnë në kërkesat e artikulara në takimin e 28 janarit. Universitetet publike do të organizojnë protesta të ndryshme deri në realizimin e kërkesave”, përfundon komunikata e rektorëve të universiteteve publike.
Ndryshe rektorët e universiteteve publike, e kanë vlerësuar si të jashtëligjshëm vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, për mbylljen e 42 programeve.
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...