Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në një ekspozitë të fotografive `Krimet serbe në Kosovë`, në Monroe University në New York.
Në një postim në ‘Facebook’, ambasadori Reka bëri të ditur pjesëmarrjen në Monroe University në Nju Jork, në hapjen e ekspozitës së fotografive: ”Krimet serbe në Kosovë”, e cila është organizuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, si dhe Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe organizata New Life for Kosova.
“Fotografitë janë edhe një provë për gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë, si vazhdimësi e zbatimit të 35 programeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve, për më shumë se një shekull. Si atëherë edhe sot, gjyqësia ndërkombëtare, mbeti e heshtur dhe e vonuar. Justice delayed, is justice denied”, ka shkruar Reka.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave