Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë asnjë përgjigje për mediat sot lidhur me formimin e qeverisë apo mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Edhe dje, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, nuk ka komentuar në lidhje me refuzimin e ftesës për konsultim që i bëri Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së martë. Po ashtu, Kurti nuk dha përgjigje as nëse do t’i ftojë partitë e tjera për të diskutuar këtë çështje.
Gjatë vizitës në Koshare të mërkurën, Kurti u pyet nga mediat për refuzimin e Abdixhikut, por nuk dha asnjë përgjigje.
Kurti kishte ftuar kryetarin e LDK-së për takim konsultues gjatë ditës së djeshme, në tri orare të ndryshme.
Megjithatë, kreu i LDK-së theksoi se gjuha e përdorur nga LVV-ja karshi LDK-së ka pamundësuar çdo mundësi për bashkëpunim midis këtyre dy partive në formimin e Qeverisë së re.
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...
Rama: Asnjë qeveri italiane nuk ka pasur bashkëpunim të ngje...
Trumpi shpall armëpushim 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit
Liverpool favorit për transferimin e Marcos Senesi
Silva drejt transferimit tek Inter Miami