“Nuk ekzistojnë kushte politike, juridike, sociale dhe të sigurisë për regjistrimin e popullsisë në veri të Kosovës, proces të cilin do të duhej ta zbatonin institucionet e Kosovës deri në fund të këtij viti. Duhet paraprakisht të punojmë në plotësimin e obligimeve që dalin nga dialogu në mes të Prishtinës e Beogradit dhe realisht e moralisht duhet të pritet nga serbët e veriut të Kosovës të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë vetëm atëherë kur nëpërmjet marrëveshjeve të gjithë njerëzit në Kosovë të jenë të njëjtë në krijimin e një shoqërie të barabartë”, kanë vlerësuar ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq e Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq, deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës dhe kryetarët e 10 komunave me shumicë serbe në një takim, që kanë mbajtur në Mitrovicë, të hënën në orët e pasdites.
Në një komunikatë të listës “Srpska”, të cilin e përcjellin mediet serbe në veri të Mitrovicës, ky është reagimi i parë zyrtar, i siç thuhet, “komplet udhëheqjes së serbëve të Kosovës e Metohisë lidhur me çështjen e regjistrimit të popullsisë në veri të Kosovës”.
Sipas komunikatës, “regjistrimi i popullsisë mund të bëhet vetëm kur të krijohen kushte të stabilitetit politik e social dhe në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare për regjistrimin e popullsisë dhe të banesave nga viti 2010”.
“Meqenëse kushtet për serbët nuk janë plotësuar në asnjë aspekt, shumica e serbëve do ta bojkotojnë regjistrimin. Kjo do ta bënte rezultatin të pasaktë dhe çka është më e rëndësishme ato nuk do të mundë të jenë ndërkombëtarisht të pranueshme dhe të verifikueshme”, thuhet në komunikatën e listës “Srpska”, të cilën e përcjellin mediet serbe në veri të Mitrovicës./ Zëri
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...