Regjistrimi i nxënësve në nivelin parauniversitar në komunën e Prishtinës është në përfundim e sipër, tha për Radio Kosovën drejtori i Arsimit në Komunë, Jonuz Salihaj. Por, sipas tij, megjithëse ende nuk ka përfunduar i gjithë procesi, ajo çka shihet këtë vit, krahasuar me vitet paraprake shkollore, numri i fëmijëve në klasën e parë ka rënë dukshëm derisa shtoi se shkollat në periferi kanë mbetur pa nxënës.
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës i ka publikuar shumicën e rezultateve të regjistrimit të nxënësve nëpër shkollat e nivelit parauniversitar, të cilat së shpejti pritet t’i publikoj edhe në ueb-faqen e Komunës.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën, drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj, i cili tha se për nivelin obligativ të arsimit nuk ka nevojë të ketë afat të dytë të regjistrimit.
Madje sipas tij, Komuna do t’i vizitoj edhe zonat më të largëta të komunës dhe të shoh nëse ka fëmijët të paregjistruar, t’i regjistroj ata si dhe t’ua siguroj edhe transportin.
Megjithëse statistikat përfundimtare të të regjistruarve nuk janë kalkuluar ende, Salihaj sivjet ka vërejtur një dukuri në këtë proces.
“E di që regjistrimi sivjet për fat të keq çdo vjet po na bie dhe çdo vit që po shkon regjistrimi po na bie në klasën e parë që do të thotë se nataliteti ka ra bukur shumë dhe shkollat në periferi na kanë mbet pa fëmijë, disa shkolla në periferi na kanë mbet pa fëmijë, përjashto disa shkolla të qendrës së qytetit prej Faik Koniës e këndej që kemi shumë fëmijë që janë bartë për me ardhë këtu por me shifra të sakta nuk mund të flas tash pasi ende jemi duke punu në këtë drejtim” ka thënë Salihaj .
Drejtori Jonuz Salihaj tha se regjistrimi për afatin e parë ka përfunduar edhe në shkollimin e mesëm të lartë, ku shumica e shkollave e kanë plotësuar numrin.
Salihaj u ka bërë thirrje nxënësve që të shkojnë në shkollat ku ka vende të lira, të cilat sipas tij, janë shumë atraktive siç është shkolla e Agrobiznesit “Abdyl Frashëri”, ku kanë mbetur edhe 163 vende të lira, shkolla “7 Shtatori”, dhe disa shkolla tjera.
“Ne do t’i shqyrtojmë këto punën e dokumenteve të noterit dhe ku kemi fakte do t’i qojmë fëmijë, do ti zhvendosim prej asaj shkolle ku eventualisht është regjistrua jashtë zone edhe pse shkollat i kanë pranu, do t’i qojmë në shkollën përkatëse që i përket por ajo çka është me rëndësi kemi të bëjmë me një nivel të shkollës obligative, shkollës së detyruar që asnjë fëmijë nuk mund të na jetë jashtë bankave shkollore”tha Salihaj.
Sipas Salihajt, shkollat në të cilat është plotësuar numri i të regjistruarve qysh në afatin e parë janë të gjitha gjimnazet me përjashtim të atij matematikor dhe gjimnazit të gjuhës si dhe në shkollën e Mjekësisë./Radio Kosova/
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të V...
27 komuna përmbyllin numërimin e votave, më 1 janar vazhdon ...
Presidentja Osmani viziton FSK-në për fundvit
Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...