Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë rreth vendimeve të sotme të Gjykatës Kushtetuese.
Ai në një postim të mëhershëm në Facebook pranoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e tij për mandatim të Avdullah Hotit për kryeministër, deri më 29 maj. Ndërkohë, në postimin e dytë, Thaçi ka shkruar për një vendim tjetër të GJK-së, atë që shpalli anti-kushtetues vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të shpallur Prizrenin zonë të karantinuar.
“Edhe pse është kohë pandemie, rendi kushtetues dhe ligjor janë të pacenueshëm. Në asnjë rrethanë, askush nuk mund ta shkelë Kushtetutën e Kosovës, duke cenuar atë dhe duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve tanë. Shkelja e dyfishtë e Kushtetutës nga Qeveria në detyrë përbën shqetësim të jashtëzakonshëm dhe është precedent i rrezikshëm për institucionet e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Sipas tij, kjo është qasje e papërgjegjshme ndaj aktit më të lartë juridik.
“Si president i vendit e dënoj ashpër edhe gjuhën e kërcënimeve mbi institucionet e pavarura, siç është Gjykata Kushtetuese. Veprimet e tilla janë të papranueshme. Refuzimi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Qeveria aktuale paraqet tendencë të qartë për përmbysjen e rendit tonë kushtetues”, thuhet tutje në postimin e Thaçit.
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...
Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen d...