Kryeministri Edi Rama pas përfundimit te takimeve dy ditësh në Kosovë në konference për media ka njoftuar se do të largoj padinë ndaj Ramush Haradinaj.
“Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për te shkuar në takim në selin e tij apo ne shtëpinë e tij ku te dëshironte”, raporton arbresh.info.
“Dhe si paditës që shkon te i paditurit nuk ishte ai që ulet te me hapte derën. Do te bisedoja për çështje shumë herë me te mëdha se ai e se unë e se Hashim Thaci.. dhe e kam njoftuar se nuk do të bëjë komunikime të vazhdueshme ku do të njoftoj se do ta tërheq padinë jo se ajo është e vogël për mua por është shumë më e madhe ajo që është Kosova”, ka thënë Rama.
“Ramush Haradinaj për mua është një prej figurave historike dhe e ka vendin e vet në histori dhe nuk e largon askush sado kryeministër i keq do të jetë”./arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...