Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për reformën zgjedhore në Parlamentin e Kosovës në prani të cunguar të përfaqësuesve të partive politike – asnjë përfaqësues i partive opozitare – ka thënë se reforma zgjedhore duhet të përfshijë ndryshimin e zgjedhjes së Presidentit, njofton Klan Kosova.
Thaçi ka thënë që ekzistojnë dy mundësi për të ndryshuar formë se si zgjedhet tani Presidenti dhe mundësia e parë është ajo e zgjedhjes së drejtpërdrejtë.
“Mënyra e zgjedhjes së Presidenti të Kosovë është menduar në diskutimet e mëhershme që të ndryshohet dhe të shkohet në zgjedhje të drejtpërdrejta, nga populli”, ka deklaruar Thaçi,
“Ose mundësia e dytë për të evituar interpretimet e panevojshme dhe krizat politike që presidenti të zgjedhet përsëri nga Kuvendi, por të ndryshohen proceduar”.
“Proceduar duhet të ndryshojë që t’i shmangim krizat”, ka deklaruar Presidenti.
Për reformën zgjedhore, përfshirë edhe ndryshimin e mënyrës së si zgjidhet Presidenti, duhet të ndryshohet edhe Kushtetua e Kosovës nga deputetët në Parlament.
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...