Qeveria e Kosovës para pak ditësh ka marrë vendim që ta themelojë një komision për hartimin e Projektligjit për Qeverinë, mirëpo nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete se kur do të realizohet një gjë e tillë. Por, Projektligji i cili do ta përcaktojë saktë numrin e ministrave dhe të zëvendësministrave do të vlejë vetëm për Qeverinë e ardhshme, jo për atë aktuale, shkruan “Zëri”.
Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë gazetës “Zëri” se komisioni për hartimin e Projektligjit do të përbëhet nga 14 persona, porse nuk kanë treguar nëse ai do të jetë funksional për Qeverinë e tanishme. Ndërkohë, vetë shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj para pak muajsh teksa pati njoftuar për bërjen e Projektligjit në fjalë pati paralajmëruar se ai do të hynte në fuqi tek në Qeverinë pasuese.
Një gjë të tillë e pohojnë edhe përfaqësuesit e opozitës, sipas të cilëve sado që është i rëndësishëm ky projektligj nuk do të gjejë zbatim gjatë këtij mandati. Kjo pasi, siç shprehen ata, po të hynte tash në fuqi ky ligj Haradinajt do t’i rrezikohej qeverisja. Në anën tjetër, përfaqësuesit e shoqërisë civile vlerësojnë se Ligji për Qeverinë duhet të finalizohet sa më parë në mënyrë që të zvogëlohet numri i ministrave e zëvendësministrave.
Qeveria: 14 persona në komisionin për hartimin e Projektligjit
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se komisioni i cili do ta hartojë Projektligjin për Qeverinë do të jetë i përbërë prej 14 personash, përfaqësues nga institucione të ndryshme të vendit./ Zëri/
Krasniqi tregon pse erdhi deri te vendimi për protestë nesër...
Zbulohet në fund të detit qyteti i ndërtuar 140 mijë vjet më...
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Për...
Lokomotiva e Moskës heq dorë nga Daku, shkak çmimi i tij i l...
Zelensky ndërpret papritur vizitën në Gjermani
Shpërthim në burgun e Fushë Krujës, policia: Nuk ka persona ...