Napoli viziton sonte stadiumin “Santiago Bernabeu”, aty ku do të përballet me Realin e Madridit, në një takim ku duhen pikë për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Champions League.
Me gjithë respektin për yjet e skuadrës së Carlo Ancelottit, Giovanni Di Lorenzo, kapiteni i kampionëve të Italisë, deklaron se nuk do të ndërronte asnjë prej shokëve të skuadrës.
“Cilin lojtar të Realit do të dëshiroja të kisha si shok skuadre? Me gjithë respektin për ta, unë nuk do të ndryshoja asnjë nga shokët e skuadrës për ndonjë futbollist të tyrin.
Bellingham? Kemi parë disa imazhe nga ndeshja e parë, duke u përqendruar edhe te pozicioni i Bellingham. Duhet të luajmë sa më mirë mes linjave, në mënyrë që të mos u lejojmë hapësira”, shprehet mbrojtësi i djathtë.
Takimi i parë i luajtur në “Diego Maradona”, u fitua 2-3 nga “Los Blancos”. Një fund edhe një koment edhe për teknikun Mazzarri, i cili u rikthye në pankinën e Napolit pas 10 vitesh.
“A ndihem më i lirë me trajnerin e ri? Jam ndjerë gjithmonë i lirë, edhe me Garcian. Në ndeshjet e fundit padyshim që kam qenë më i vendimtar në ofensivë, por realisht jam përpjekur të jem prezent në sulm që nga fillimi i sezonit”, thekson 30-vjeçari./ss
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen