Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, sistemi i drejtësisë në Kosovë është vënë në shërbim të Qeverisë së Kosovës.
Ky reagim i VV-së ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për masën e arrestit shtëpiak për Albin Kurtin si dhe aktivistin e VV-së, Nol Nushi.
Ja reagim i plotë i VV-së:
Gjykata Themelore në Prishtinë sot vazhdoi masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, deri më 17 shkurt të vitit 2016. E njëjta Gjykatë, i shqiptoi sot masën 30 ditë paraburgim koordinatorit të sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushit.
Ky sistem i kapur i drejtësisë, është vënë në shërbim të kësaj Qeverie kriminale, e cila përmes marrëveshjeve antikushtetuese po do ta instalojë “Zajednicën” në Kosovës.
I bëjmë thirrje Qeverisë që t’i ndalë përpjekjet për ta shtypur opozitën. I bëjmë thirrje Gjykatave që të vihen në shërbim të Republikës, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kriminelët e pushtetit, ata të cilët shkelën Kushtetutën, e për të cilët nuk vlen asnjë ligj në Kosovë.
Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës. Ne nuk ndalemi. Përpjekjet tona për ta mbrojtur Republikën e Kosovës nga marrëveshjet e dëmshme dhe nga kjo Qeveria, nuk do të ndalen. Më 9 janar, populli i Kosovës do ta thotë fjalën e vetë.
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat
“Dardanët nuk i ndal as shiu”, lojtarët e Kosovës vazhdojnë ...
Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit, rri...
Haxhiu dhe Konjufca nderojnë viktimat e masakrës së Podujevë...
Trump: Erdogan është një “lider i shkëlqyer”