Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Zveçan.
Me anë të një postimi në Twitter, Sveçla tha se grupet kriminale të mbështetura nga Serbia po synojnë të shkaktojnë frikë e pasiguri në territorin e Kosovës.
“Edhe njëherë, Policia e Kosovës është gjuajtur me armë zjarri. Grupet kriminale të përkrahura nga Serbia synojnë ta ngjallin një atmosferë frike dhe pasigurie duke targetuar zbatimin e ligjit”, shkroi Sveçla.
Tutje, ai tha se këta persona po synojnë ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë pa sundim të ligjit, por se, sipas ministrit, këto përpjekje janë të kota.
“Qëllimi i tyre përfundimtar: ta kthejnë veriun e Kosovës në një zonë të paligjshme e të udhëhequr nga kriminelët. Përpjekjet e tyre në fund do të dështojnë”, tha Sveçla.
Kujtojmë se sot një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar në Zveçan me armë zjarri.
Siç njofton policia, nga ky sulm nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale në veturë.
Deri me tani nuk është arrestuar askush ndërsa është gjetur një veturë e braktisur disa metra larg vendit të ngjarjes./arbresh.info/
Yet again, Kosova Police patrol was shot at with firearms. Criminal groups backed by Serbia aim to create an atmosphere of fear & insecurity by targeting law enforcement.
Their ultimate goal: make north of Kosova a lawless, criminal-run zone. Their efforts will ultimately fail.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) January 27, 2023
Lexo edhe:
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026