Para pak çastesh, objekti i Komunës së Prishtinës është sulmuar me ngjyre dhe shtalba. Pas këtij incidenti ka reaguar i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti.
Ai në një prononcim për “Indeksonline” ka mohuar se ky sulm mund të jetë bërë nga dikush i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, ky sulm është bërë nga një person i cili pothuajse çdo gjashtë muaj bënë diçka të ngjashme.
“Është një person i cili çdo gjashtë muaj gjuan me diçka në drejtim të objektit të Komunës”, ka thënë Ahmeti.
Ai gjithashtu ka theksuar se personi në fjalë ishte Polic i Kosovës i cili kishte braktisur punën në Kosovë për të kërkuar azil në Evropë por që më pas është kthyer.
“Ai tani kërkon strehim dhe pagesë nga Komuna e Prishtinës ndërsa ne e kemi drejtuar për në ministri por që prap vije tek ne”, ka shtuar Ahmeti.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...