Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për sulmin ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrekutues të Kosovës, Sokol Zogaj, duke e quajtur aktin të papranueshëm dhe të drejtuar kundër institucioneve të Kosovës.
Thaçi ka ftuar Policinë e Kosovës që ta ndriçojë sa më parë këtë rast dhe të gjej autorët, shkruan Periskopi.
Reagimi i plotë i presidentit:
Sulmi ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, është i papranushëm, i drejtuar kundër institucioneve të Kosovës dhe përpjekjeve tona për forcimin e sundimit të ligjit.
Ftoj policinë e Kosovës dhe institucionet e drejtësisë që të ndriçojnë sa më parë këtë rast dhe të gjejnë autorët e këtij krimi.
Drejtorit Zogaj i uroj shërim sa më të shpejtë. HTH
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...