Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon fuqishëm kërcënimin e vazhdueshëm, përfshirë edhe kërcënimin e sotëm ndaj Prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku, si dhe familjes së tij.
Këto kërcënime të vazhdueshme ndaj prokurorit janë plotësisht të papranueshme dhe kanë për qëllim që të mbjellin frikë te prokurorët dhe familjet e tyre, si dhe bëhen me qëllim që ata të ndihen të pasigurt në ushtrimin e funksioneve të tyre kushtetuese dhe ligjore.
Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron opinionin publik se asnjë kërcënim nuk do t’i zmbraps prokurorët e shtetit që të punojnë për sundimin e rendit dhe ligjit dhe për fuqizimin e shtetit ligjor, andaj u bëjmë thirrje organeve të sigurisë që këtë rast ta trajtojnë me seriozitetin më të lartë dhe të gjitha ata të cilët qëndrojnë prapa këtyre kërcënimeve t’i nxjerrin para drejtësisë.
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...