Adem Grabovci njësoj si edhe drejtuesit e tjerë të qeverisë dhe koalicionit, mendjen e ka vetëm te pushteti dhe interesat personale – ata mendojnë qe secili është si ta, pra që secili e sheh politikën vetëm si mënyrë për pasurim personal.
Kështu mendon deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.
“Kështu na kanë thënë edhe në rastin e protestave kundër Jabllanoviqit, por të gjithë e panë që në momentin që Jabllanoviq u shkarkua, protestat u ndalën. Le ta tërheqë Qeveria nënshkrimin nga krijimi i “Zajednicës” dhe do ta shohin që nuk do të ketë protesta. Por, derisa qeveria e ka lidhur aq shumë veten me “Zajednicën”, rënia e njërës po bëhet e pamundshme pa rënien e tjetrës”, deklaroi për Telegrafin Haxhiu.
Ndryshe Adem Grabovci në një intervistë për Info-Box të TV Dukagjinit tha se opozita po i shfrytëzon protestat për interesa të veta dhe jo të qytetarëve.
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit