Policia ka arrestuar aktivistët që bllokuan hyrjen në Zyrën e Rregullatorit Energjetik (ZRRE) në Prishtinë, për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Iniciativa “Asnji Cent Ma Shumë!” ka njoftuar se 12 aktivistë të saj u arrestuan “brutalisht” nga forcat e rendit.
Aktivistët, që nisën protestën mëngjesin e djeshëm, bllokuan dyert e ZRRE-së që nga ora 08:00, kur fillon orari zyrtar i punës. Ata po kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë, që tashmë është ndjerë ndjeshëm nga qytetarët.
Iniciativa ka deklaruar se arrestimet janë bërë me dhunë, duke theksuar se aktivistët u rrahën egërsisht vetëm për shkak të protestës paqësore.
‘Asnji Cent Ma Shumë’ kemi bllokuar zyret e ZRrE-së. Me zell të pakuptueshem nga ana e pjesëtarëve të policisë, janë arrestuar dhe rrahur 12 aktivistë/e. Janë rrahur egërsisht vetëm pse po protestonin kundër rritjes edhe ashtu të rritur të çmimit të energjisë. Të rrahur/a dhe të arrestuar/a po mbahen në polici. Ne kerkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre, kurse qytetarët/et i ftojmë të na bashkohen te zyret e ZRrE-së. Asnji zyrtar i ZrRE nuk mund të punojë aty. Jo deri në një zotim se nuk kanë për të aprovuar asnjë rritje. Deri atëherë ai nuk është vendi i tyre i punës. Deri atëherë ne jemi dhe duhet te jemi në bllokadë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Bllokuan zyret e ZRRE-së, policia arreston 12 aktivistë të inciativës “Asnji Cent Ma Shumë!”
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë