Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar plagposjen me arë zjarri ndaj dy personave në Shtërpcë.
Në reagimin e tyre në Twitter thuhet se veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në kapjen e autorit të dyshuarit duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë.
“Ne dënojmë me termat më të ashpër të shtënat me makinë në afërsi të Shtërpcës më herët gjatë ditës së sotme, në të cilën u plagosën dy persona. Veprimi i shpejtë i Policisë së Kosovës në arrestimin e një autori të dyshuar është i mirëseardhur dhe duhet të ndiqet nga personat përgjegjës që të sillen para drejtësisë”, thuhet në postimin e OSBE-së.
Kujtojmë se sot gjatë ditës një person 11 vjeçar e tjetri 21 vjeçar janë plagosur me armë zjarri, por sipas njoftimi të policisë të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka arritur ta arrestoj dorasin si dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se ka kryer veprën./arbresh.info/
1/2
We condemn in the strongest terms the drive-by shooting near Štrpce/Shtërpce earlier today, in which two people were injured. Swift Kosovo Police action in arresting an alleged perpetrator is welcome and must be followed up by those responsible being brought to justice.— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) January 6, 2023
Aktgjykimi i Kushtetueses, Limaj: E kam thënë, presidentja d...
Big Brother VIP Kosova nuk njeh kufij, Londrimi bëhet viral ...
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngja...
Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Ko...
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...