Reagon Asociacioni për arsim ndaj intervenimit të Policisë

16:15 | 17 Shtator 2016
M. A.

Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional ka dënuar reagimin e policisë së Kosovës pasi që këta të fundit kanë reaguar ndaj protestuesve të cilët po vendosin një pankartë në kishën ortodokse në oborrin e UP-së.

Ky asociacion intervenimin e policisë për mesë një komunikate ka thënë se ministria e Punëve të Brendshme  duhet të filloj menjëherë hetimet për sjelljet e policisë.

Komunikata e plotë:

Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës dënon dhunën e ushtruar ndaj studenteve dhe gazetareve nga ana e policisë.!

Policia e Republikës së Kosovës veproi në mënyrë të papranueshme ndaj studentëve dhe gazetarëve të cilët ishin të pranishëm sot në protestën paqësore ndaj punëve ilegale në kishën ortodokse serbe e ndërtuar ilegalisht në kampusin e Universitetit të Prishtinës nga diktatori Sllobodan Millosheviç.

Ministria e Punëve të Brendshme, udhëqur nga Skender Hyseni (LDK), të jap përgjegjësi në lidhje me këtë. Inspektoriati Policor i Kosovës të filloj menjëherë hetimet për sjelljet e dhunshme dhe plotësisht të papranueshem nga ana e policëve në detyrë.

Shkelzim Murtezi

Kryetar i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës

Shpërndaje në rrjete sociale