Ambasada e SHBA-ve përmes një kumtese për media të mërkurën është shprehur rreth mocionit të mosbesimit, duke shprehur mbështetjen e plotë të shtetit amerikan për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.
“Kuvendi e tha fjalën e vet. Përderisa vazhdon procesi i transicionit dhe vendi lëviz në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme, ftojmë të gjithë zyrtarët e mbetur në Qeveri që të zotohen përsëri në shërbim të punëdhënësve të tyre, gjegjësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në mbështetjen tonë për Kosovën, qytetarët e saj dhe rrugëtimit të saj drejt integrimit të plotë euro-atlantik”, thuhet në kumtesë. /Arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...