Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për operacioni i koduar si “Pika”.
Ajo ka shprehur mbështetjen e parezervë të qeverisë.
“Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit! Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë”, ka shkruar Haxhiu në rrjete sociale.
Reagimi i plotë:
Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët.
Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit!
Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë!/arbresh.info/
Sveçla: Policia e Kosovës nuk do të jetë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni
Pritet arrestimi i dhjetëra policëve, në aksion përfshihet edhe AKI-ja
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...