Në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 54 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmia e tij është duke u dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Sipas kryetarit të trupit gjykues, arsyeja e mbylljes së seancës ndërlidhet me mbrojtjen e dëshmitarit.
Përpara fillimit të dyshimit të këtij dëshmitare, trupi gjykues, ka pranuar në prova materiale disa deklarata të dëshmitarëve përmes audio-incizimeve.
Trupit gjykues ka `konstatuar se deklaratat janë të pranueshme dhe ka kërkuar nga Zyra Administrative që të i’u caktojë audio-incizimeve numrin përkatës.
Po ashtu, u urdhëruar Zyra Administrative që t’i ri-klasifikojë disa prova materiale nga konfidenciale në publike.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, ndryshe nga herët e tjera, këtë herë në seancë gjyqësore janë të pranishëm fizikisht të gjithë të akuzuarit./rtk/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin