Edhe pse ishte menduar që të jetë diskutim rreth arritjeve dhe sfidave të Kosovës dhe të Serbisë në rrugëtimin e tyre drejt përafrimit me Bashkimin Evropian, në debatin në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, të hënën mbrëma, tema më e përfolur ishte rasti Haradinaj.
Ndalja e tij nga autoritetet e Francës, sipas urdhër arrestimit nga Serbia, ka krijuar shqetësim te disa deputetë, të cilët druajnë se kjo mund të shkaktonte kthesë prapa në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu është shprehur deputeti nga Britania e Madhe, Charles Tannock.
Raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka përsëritur thirrjet që Serbia t’i tërheqë fletë arrestimet e vjetruara dhe ka thënë se Ligji për juridiksion i cili i jep Serbisë mundësi të akuzojë personat nga e gjithë ish-Jugosllavia është shumë problematik.
Lunaçek u shpreh se Serbia nuk ka juridiksion ndaj Kosovës.
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...
Selimi: Jam besimplotë se drejtësia do të na kthej në atdhe ...
Hajrulla Çeku merr detyrën e Ministrit të Arsimit dhe Shkenc...