Ka nisur seanca e shyqrtimit gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rastin “Banjska” ndaj tre të akuzuarve serbë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Gjatë fillimit të seancës nuk u zbulua identiteti i dëshmitarit që do të dëshmojë, me pretendimin se është dëshmitar i mbrojtur.

Prokurori Special, Naim Abazi propozoi që seanca të jetë e mbyllur për publikun, duke thënë se dëshmia e dëshmitarit Velko Iliq është e ndjeshme, pasi ka të bëj me organizimin.
“Për më tepër ekziston edhe rrezik real për sigurinë e dëshmitari dhe familjes së tij nëse jepet në prani të publikut dhe mediave”, tha prokurori Abazi.

Kërkesa e prokurorisë për seancë të mbyllur u aprovua nga trupi gjykues. Seanca gjyqësore kaloi në seancë të mbyllur gjyqësore, për të vazhduar në ora 10:30.
Të mërkurën në gjykatë ka dëshmuar Rade Nedelkoviq, i cili ishte roje në hotelin “Rajnska Banjska”.
Ndryshe, të tre të akuzuarit përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjska të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë i së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë./ Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...