Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 112 raste të reja me COVID-19, duke çuar kështu në 13 mijë e 713 numrin e personave të infektuar me virus.
Nga virusi COVID-19 në 24-orët e fundit kanë humbur jetën edhe gjashtë persona, numri i viktimave ka arritur në 539, transmeton Telegrafi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, po ashtu ka njoftuar se janë shëruar 131 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 923.
Nga rastet e reja me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 36 raste.
Pastaj në komunën e Gjakovës 16 raste, në komunën e Gjilanit 10 në komunë e Pejës 7 rast.
Komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste.
Komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste.
Komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.
Aktualisht raste aktive janë 3 mijë 251.
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...