Të rinj nga më shumë qytete të vendit të cilët janë në pushime në Ohër kanë raportuar simptoma të virusit korona dhe menjëherë janë kthyer te familjet e tyre dhe te mjeku i tyre amë.
Edhe pse numri i saktë nuk bëhet i ditur, sipas përgjegjësve, është e qartë se bëhet fjalë për të rinj që kanë qenë në pushime në Ohër në ahengjet e organizuara, ku nuk ka pasur respektim të masave mbrojtëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas TV Telmës, Qendra e Ohrit e Shëndetit Publik ka konfirmuar se në ditët e fundit kanë pranuar thirrje nga prindër dhe fëmijë të cilët në ato çaste kanë qenë në Ohër në pushime dhe te ata janë shfaqur simptoma të virusit korona.
Ata thonë e tani për tani janë hospitalizuar 11 persona me rezultat pozitiv të Covid-19, si dhe 11 të dyshimtë të tjerë, rezultatet e të cilëve priten. Dy nga të hospitalizuarit janë nga Shkupi.
Ndryshe, Inspektorati i Tregut dhe i Punës në javën e kaluar ka dënuar dhjetë persona juridik me nga 7000 euro pasi që kanë vendosur banaqe pa leje.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...