Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet që të vazhdoj gjykimi për tenderin 6 milionësh të KEK-ut, ku të akuzuar janë drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit, Hysni Hoxha, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku.
Në seancën e sotme pritet që të dëgjohen 5 dëshmitarë, raporton Kallxo.com
Në këtë proces gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish- drejtori i Prokurimit në KEK Driton Pruthi, drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, ish-kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare e Azem Duraku akuzohet për nxitje në keqpërdorim.
Tenderi 6 milionësh lidhej me sigurimin e objekteve të KEK-ut. Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar më 5 tetor 2012, ndërsa Aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015.
Ky gjykim është një prej rasteve të shenjëstruara për liberalizimin e vizave.
KALLXO.com ka shkruar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor./kallxo.com/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...