Kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq nuk sheh ndryshim të politikës amerikane në drejtim të Kosovës dhe Serbisë. Gjithçka që ai mendon se ndryshon në Administratën e Trump në Shtëpinë e Bardhë është shtimi i dinamikës sa i përket zhvillimeve në Ballkan.
Rashiq i ftuar në Pressing në T7 ka komentuar letrat e presidentit amerikan Donald Trump në drejtim të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.
Thotë se mesazhi kryesor në të dy letrat është ftesa për arritje të marrëveshjes në vitin 2019.
Mesazhi i të parit të Shtëpisë së Bardhë është inkurajues, thotë Rashiq.
“Inkurajon shumë sepse BE, edhe pse kanë kaluar 7 vjet negociata, gjithçka hodhi poshtë për një ide të para disa muajve, për korrigjim kufiri”, tha Rashiq.
“Një element për mua ky tragjik. Aty shihet mos serioziteti i BE’së”, shpjegon ai.
Megjithatë, Rashiq nuk mendon se politika amerikane për Ballkanin ka ndryshuar me ardhjen e Trumpit në Ëashington.
“Trump nuk jam i sigurt që e di se ku është Kosova e Serbia. Këtë e bën Administrata e cila e ka një zhvillim të aktiviteteve siç ka qenë planifikuar. Nuk pres që diçka revolucionare të ndodh”, thotë Rashiq.
Këtë mëndim nuk ia ndryshojnë as deklaratat e këshilltarit për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, i cili ka qenë kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.
“Bolton nuk e shoh ndryshe sa i përket politikës”,
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër