Një paralajmërim serioz e tha raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.
Ka të bëjë me një fushatë, që ish-gjenerali i Ushtrisë së Estonisë, planifikon të nisë në raport me Sllovakinë, Spanjën, Greqinë, Rumaninë dhe Qipron.
Këto pesë shtete anëtare të BE-së nuk e njohin shtetësinë e Republikës kosovare, andaj Terras do tentojë të ua ndërrojë qëndrimin.
Këtë nismë të raportuesit në PE, ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, e konsideron të rëndësishme.
Në raport me Bashkimin Evropian, Kosova ka Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, kurse ka ngecje të mëdha rreth marrjes së statusit të vendit kandidat.
Për këtë, aplikimi u bë në dhjetor 2022- por nga atëherë nuk ka asnjë lëvizje nga Brukseli.
Kosovën shtet të pavarur e sovran e kanë njohur deri tani 119 shtete. E fundit njohje erdhi më 13 prill nga Sudani. /Klankosova./
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...